Sport Shqiptar

Ponte Prizreni mposht Trepçën

Federata e Basketbollit të Kosovës

Ponte Prizreni shënoi fitore të vlefshme, duke mundur Trepçën me shifrat 85:75 (19:23, 19:14, 25:20, 22:18), në ndeshjen e mbetur të xhiros së tetë të Prince Caffe Superligës, shkruan Shqip.com.

Në fakt ndeshjen më mirë e nisën vendasit, duke qenë në epërsi të lehtë, por te rezultati 17:13, mysafirët hyn në një seri të suksesshme prej 2:10, duke e fituar çerekun e parë 19:23. Megjithatë, prizrenasit nuk lejuan shkëputjen e tyre dhe rikthehen në periudhën e dytë, duke qenë më të mirë, ndërsa kishte një rënie të mitrovicasve dhe pjesa e parë përfundoi 38:37.

Edhe perioda e tretë ishte interesante, por kësaj radhe ishte radha e vendasve që me një seri prej 11:2, përmbysën rezultatin që pas 30 minutash në semafor ishte 63:57. Edhe në dhjetë minutat e fundit, prizrenasit zhvilluan lojë të mirë dhe nuk lejuan përmbysjen e mysafirëve, duke bërë që të triumfojnë 85:75.

Te Ponte Prizreni më i miri ishte Dachon Burke me 38 pikë, tetë kërcime e tetë asistime, ndërsa te mysafirët më i miri ishte Drilon Hajrizi me 20 pikë e 12 kërcime.

Prizrenasit kanë pesë fitore e pesë humbje, kurse mitrovicasit gjashtë fitore e pesë humbje.

/Shqip.com