Sport Shqiptar

Ponte Prizreni e fiton derbin ndaj Bashkimit

KB Ponte Prizreni

Ponte Prizreni ka triumfuar në derbin lokal – ndaj Bashkimit.

Ani pse ndeshja ishte tejet e fortë – Ponte ishte më kërkuse dhe në fund semafori tregoi 93-101.

Basketbollsti më i dalluar në parket te skuadra fituese ishte Wayne Arnold, i cili shënoi 33 pikë dhe regjistroi pesë kërcime.

Në anën tjetër – te portokallezinjtë u dallua Fahro Alihoxhiq – me 21 pikë dhe tetë kërcime.

Kjo ishte fitorja e parë kampionale për Ponte Prizrenin – krahas dy humbjeve.

Formë të njëjtë ka kaluar edhe Bashkimi – që ka dy humbje rresht dhe një fitore./Shqip.com