Politikani serb, Bogdanoviq ndalohet nga policia serbe
Publikuar:
(31.05.2023 15:40:20)

Politikanit serb, Boban Bogdanoviqit, i është ndaluar lëvizja jashtë Serbisë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Twitter.
“Më mohohet sërish liria e lëvizjes nga policia serbe. Jam në pikën kufitare me Kroacinë dhe nuk mund të largohem nga Serbia”, ka shkruar ai.
Gjithashtu ai e ka pyetur presidentin serb Aleksandar Vuqiç, për këtë.
“Pse Aleksandar Vuçiq? Ne kemi nevojë për liri!”, vazhdon ai.
I am again being denied freedom of movement by the Serbian police. I am at the border crossing with Croatia and I cannot leave Serbia.
Why @avucic?
We need freedom! pic.twitter.com/RerCAQZp7F— Boban Bogdanović (@GenSecRespond) May 31, 2023
/Shqip.com