Lajme Botë

Politico shkruan për skandalin ku është e përfshirë eurodeputetja, Eva Kaili

Kjo është harta e lidhjeve mes atyre që janë kapur në hetimin e policisë për “organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash” që së fundmi ka prekur Bashkimi Evropian.

Hetimi i policisë për korrupsionin e dyshuar në Parlamentin Evropian vazhdon të rritet, me dyshimet se Katari dhe Maroku kanë kërkuar të ndikojnë në demokracinë e BE-së.

Hetuesit kanë zbuluar mbi 1.5 milionë euro para në dorë dhe kanë akuzuar katër persona në Belgjikë, përfshirë deputeten e lartë të Parlamentit Evropian, Eva Kaili.

Arrestime të tjera ka pasur edhe në Itali. Përmes një video të publikuar Politico, tregon se si janë të lidhur njerëzit kryesorë të kapur në hetimin që ka shpërthyer në BE.

/Shqip.com