Policia zë një grup sirianësh në Skenderaj
Publikuar:
(13.10.2022 22:04:55)

Policia e Kosovës ka ndaluar një grup sirianësh të cilët lëviznin ilegalisht në Skenderaj.
Lajmin për SHQIP.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se me ta po merret njësia e migracionit.
“Policia e Skenderajt i ka ndalu disa dhe më pas kanë ardhur njësia e migrimit prej Prishtinës e tash po merren ata”, tha ai.
Tutje Zahiti nuk ka dhënë më tepër detaje.
/Shqip.com