Rozë

Policia thotë se po e kërkon, Antonela shfaqet tek biznesi i saj

Antonela Berisha

Antonela Berisha duket se vijon e qetë jetën e sa të përditshme pas akuzave se ajo dhe motra e saj Mariela, kanë dhunuar fizikisht 24-vjeçaren Klea Prenga.

Të dyja motrat Berisha janë shpallur në kërkim nga policia, por ky fakt duket se nuk e shqetëson Antonelën, e cila e pashqetësuar vijon aktivitetin në llogarinë e saj të biznesit në Instagram.

Ajo shihet duke reklamuar koleksionin e ri të veshjeve, sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Dosja e dhunimit të Klea Prengës tashmë është në duart e Prokurorisë së Tiranës, teksa policia ka deklaruar më herët se po punonte për lokalizimin e motrave Berisha.

/Shqip.com