Policia në Gjakovë ia sekuestron një personit 3250 pako cigare, dyshohet për kontrabandë
Publikuar:
(29.06.2024 17:47:33)
![](https://shqip.com/app/uploads/2024/06/449392953_776536734686587_6906689877331296346_n.jpg)
Sot rreth orës 08:20 në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, njësitet patrulluese të policisë në Gjakovë kanë ndalë një automjet Skoda me targa vendore, i cili drejtohej nga i dyshuari F. L., i moshës madhore.
Gjatë kontrollimit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar një sasi 3250 pako cigare.
“Pasi që i dyshuari nuk posedonte dokumente përkatëse për cigaret që transportonte, në konsultim me prokurorin e shtetit, ato janë sekuestruar, mbi dyshimin se të njëjtat ishin të kontrabanduara”, njofton policia.
Lënda dhe malli i sekuestruar i është dorëzuar autoritetit doganor të Kosovës për procedurë të mëtejme.
/Shqip.com