Policia ndërpret ahengun në një restorant të Gjilanit, shqiptohet gjoba prej 500 euro

Festa e disa personave, nuk eci siç e kishin planifikuar.
Kjo pasi, Policia e Gjilanit ka ndaluar një organizim hotelier pasi këta të fundit kanë thyer masat anti Coronavirus.
“Nesiti patrullues të policisë së Kosovës nga Stacioni Policor në Gjilan kanë pas një informatë të marr nga rrugët operative për një organizim tek një restaurant këtu në komunën e Gjilanit”, njofton Policia.

Policia bën të ditur se Inspektorët sanitar të AUV, me të parë situatën, kanë shqiptuar gjobë prej 500 euro.
“Menjëherë janë informuar Inspektorët Sanitar të AUV, dhe të njëjtit pasi kanë parë gjendjen faktike kanë marrë veprimet e tyre konform ligjit, duke i shqiptuar gjobën e poshtëcekur, me vlerë prej 500 euro për mos respektim të masave anti-COVID-19”, ka bërë të ditur Policia./Shqip.com