Policia ndërpret një aheng në Gjakovë
Publikuar:
(05.01.2022 20:37:21)

Një aheng familjar është ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Hereq të Gjakovës të mërkurën.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Xhurkaj.
Ai bëri të ditur se së bashku me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, është gjobitur pronari i lokalit dhe janë larguar të gjithë të pranishmit.
“Rreth orës 18:30, Stacioni Policor në Gjakovë ka pranuar informatë së në fshatin Hereq, Gjakovë në lokalin ‘Fetah’ është organizuar aheng familjar (dasma). Policia ka vepruar së bashku me inspektorët e AUV-it dhe nga ana e tyre (AUV) është shqiptuar dënim mandator (gjobë), si dhe janë larguar të gjithë musafirët”, tha Gjurkaj.