Lajme

Policia ndalon 39-vjeçarin, tentoi të kontrabandonte kafshë

Policia e Kosovës në fshatin Kabashë të komunës së Vitisë, ka ndaluar një person i cili dyshohej për kontrabandim me kafshë.

Gjatë kontrollit të kamionit Brenda kamionit janë gjetur pesë krerë kafshë të kontrabanduara përmes vijës kufitare nga Republika e Maqedonisë së Veriut në territorin e Republikës se Kosovës, shkruan Shqip.com.

Kafshët e kontrabanduara

“Përmes zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje-Kaçanik nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje të. Kufirit në Zhegër, në koordinim me Njësitë e Task- Forcës (DRK Lindje), sipas planit operativ dhe taktik në teren, në fshatin Kabashë, komuna e Vitisë, ka ndaluar të dyshuarin B.B, viti i lindjes 1982, i cili po voziste një kamion, brenda të cilit kishte pesë krerë kafshë të kontrabanduara”, thuhet në komunikatë..

Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Doganën e Kosovës dhe AUV-in kanë vazhduar për procedura të mëtejme./Shqip.com