Policia me aksion në veri, serbit në Jarinje i kapen 4 mijë fishekë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Policia e Kosovës ka konfiskuar 4 mijë fishekë në pikën kufitare në Jarinje.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla e ka cilësuar si një operacion të suksesshëm e të rëndësishëm për Kosovën.
“4 mijë fishekë i konfiskuam. Pra, edhe një aksion tjetër shumë i suksesshëm e i rëndësishëm për forcimin e sovranitetit të vendit tonë”, shkroi Sveçla.
Ministri i MPB-së, tha se personi i arrestuar ishte shtetas i Serbisë, i cili ishte integruar në strukturat paralele në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
“Në pikën kufitare në Jarinje, Policia e Republikës së Kosovës ndaloi një të dyshuar me shtetësi serbe, punëtor i integruar nga strukturat paralele në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe të Infrastrukturës. I dyshuari është dërguar në mbajtje”.
Tutje, Sveçla , përgëzoi Policinë e Kosovës për punën dhe për profesionalizmin e tyre./Shqip.com
