Lajme

Deklarohen nga policia për shkuarjen e njësisë speciale në Veriun e Mitrovicës

Policia e Kosovës në veri të vendit

Policia e Kosovës vlerëson se lëvizja e njësiteve policore janë të zakonshme në rrugët e Kosovës janë të zakonshme dhe nuk ndërlidhen me ndonjë aktivitet të caktuar policor siç është pretenduar se ata ishin nisur në drejtim të Mitrovicës së Veriut. 

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka deklaruar se policia është transparente dhe se do të informojë në lidhje me aktivitet e saj operacionale. 

“Referuar disa shkrimeve dhe publikimeve në media të ndryshme, që ndërlidhen me lëvizjet e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, ju informojmë se lëvizjet e njësiteve policore janë të zakonshme dhe nuk ndërlidhen me ndonjë aktivitet të caktuar. Policia e Kosovës është transparente dhe do të vazhdojë të ju mbaj të informuar si ç’do herë për angazhimet dhe aktivitetet e saja operacionale”, ka thënë Kelani.

Ndryshe sot është paralajmëruar që të mbahet një proteste në Veriun e Mitrovicës e organizuar nga Lista Serbe si shenjë e kundërshtimit ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve. /Shqip.com