Policia konfiskon monedha 2 dhe 1 euro, dyshohet se janë të falsifikuara
Publikuar:
(12.11.2021 11:50:33)

Policia e Kosovës njoftoi të premten se ka sekuestruar monedha të metalta të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Sipas njoftimit, 2 mijë e 259 prej tyre kanë qenë prej dy eurosh dhe 84 të tjera prej një eurosh.

“Nga një institucion është njoftuar për monedha të metalta të falsifikuara, njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar rreth 2259×2 € dhe 84×1 € monedha të metalta të cilat të dyshohet se janë të falsifikuara”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar./SHQIP.com