Lajme

Policia konfirmon plagosjen e një personi në Zubin Potok

Policia e Kosovës/Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar plagosjen e një personi në komunën e Zubin Potokut.

Viktima është dërguar për trajtim në Mitrovicën e Veriut.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri AK-47.

Rasti është duke u hetuar nga policia kurse nuk raportohet ende për ndonjë person të arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën/Shqip.com