Policia kap një rrjet të drogës, thërret konferencë të jashtëzakonshme
Publikuar:
(10.02.2022 12:43:51)

Policia e Kosovës njofton se ka përfunduar me sukses një aksion të Anti-Drogës.
Në këtë aksion kanë konfiskuar një sasi të konsiderueshme të narkotikëve dhe kanë kryer arrestime.
“Operacioni policor i realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, ka rezultuar me arrestim dhe konfiskim të një sasie të konsiderueshme të narkotikëve”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast është ftuar një konferencë e jashtëzakonshme për të enjten në ora 14.:00, për të bërë të ditur detajet e këtij operacioni.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga drejtoria kompetente e Policisë së Kosovës./Shqip.com