Lajme

Policia jep detaje për zjarrin në objektin shumëkatësh

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka dhënë detaje në lidhje me zjarrin në objektin e lartë në rrugën Ukshin Hoti në Prishtinë.

Sipas Ahmetit, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

“Sot rreth orës 09:45, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Ukshin Hoti në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një objekt.  Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

/Shqip.com