Lajme

Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Pejë – Një person është i plagosur

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e dy personave të mërkurën mbrëma në këtë qytet, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Pos të vdekurve, një person ka mbetur i lënduar nga ky incident.

Lexo edhe:
Vriten dy persona në Pejë, njëri dyshohet se ishte kandidat për kryetar

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 në afërsi të Shkollës Ekonomike “Ali Hadri”.

“Sonte rreth orës 20:20 afër Shkollës Ekonomike në Pejë është dyshuar për të shtëna me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave, tre persona kanë pësuar lëndime truporedhe janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës. Nga atje na kanë informuar se dy prej tyre kanë ndërruar jetë”.

“Në vendin e ngjarjes janë njësitet e policisë bashkë me prokurorin e shtetit”, ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i PK-së për rajonin e Pejës./SHQIP.com