Lajme

Policia jep detaje nga vrasja e një gruaje mbrëmjen e djeshme

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë rreth vrasjes së ndodhur mbrëmë në rrugën Dalip Alshiqi.

Sipas organeve të rendit, viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje.

“Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre. Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, viktima ishte bashkëshortja e këshilltarit të Bexhet Pacollit.

/Shqip.com