Lajme

Policia gjen armë dhe municion në Mitrovicë

Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës përmes një komunikate drejtuar mediave, ka njoftuar se të dielën e 30 janarit, ka gjetur armë dhe sasi të ndryshme municioni në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:44, kur policia ishte njoftuar për vendndodhjen e një lokacioni me armë.

“Me datën 30 janar 2022, policia ka pranuar informatën për vendndodhjen e një lokacioni për armë, në kuadër të veprimeve operative rreth orës 14:44, Policia në Mitrovicë ka shkuar dhe ka kontrolluar vendin ku dyshohet se ka armë, ku dhe kanë arritur ti gjejnë një armë dhe sasi të ndryshme të municionit”, thuhet në komunikatën për media.

Në cilësi të provave materiale policia ka konfiskuar AK-47, dy karikatorë të zbrazet, 20 fishekë të AK-47, dy fishek të pushkës së gjuetisë, një set për pastrim të armës, dy granata dore dhe dy detonatorë.

“I dyshuari, tashmë i njohur për policinë nuk është gjetur në shtëpi”.

 Sipas informacioneve të policia, i njëjti ndodhet jashtë vendi.

Me urdhër të prokurorit ndaj tije është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar i armës”./SHQIP.com