Lajme

Policia e Kosovës shpërndanë mbi 100 pako ushqimore banorëve serbë në Banjskë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Policia e Kosovës, krahas operacionit anti-terror, ka shpërndarë më shumë se 100 pako ushqimore te banorët serbë të Kosovës në Banjskë.

Ai i ka falënderuar ata për qetësinë, maturinë dhe besimin e tyre.

“Krahas operacionit të saj anti-terror, Policia e Kosovës ka shpërndarë më shumë se 100 pako ushqimore në Banjskë për banorët serbë të Kosovës në këtë zonë, përveç adresimit të nevojave të tjera elementare. I falënderoj qytetarët tanë për qetësinë, maturinë dhe besimin e tyre. Policia është në shërbimin tuaj”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.

/Shqip.com