Lajme

Policia e Kosovës në Veri, OJQ-të e serbëve i ankohen Escobarit

Organizatat Joqeveritare të serbëve në Kosovë, i janë ankuar emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobarit, për prezencën e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, në komunat veriore.

Kjo bëhet e ditur përmes një cicërime në Twitter, nga Iniciativa e Re Sociale, ndërsa njoftohet edhe takimi i tyre me Escobarin në Uashington.

“Me ftesë të @ACEurope, një delegacion i OSHC-ve serbe të Kosovës do të ketë takime në Washington DC këtë javë. Ne e filluam vizitën tonë duke u takuar me Gabriel Escobar në Departamentin e Shtetit Amerikan. Ne adresuam shqetësimet dhe çështjet e komunitetit tonë me praninë e përhershme të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, në zonat serbe”, kanë shkruar në Twitter.

/Shqip.com