Lajme

Policia e Kosovës në Tiranë, do të monitorojnë finalen e Conference League

Policia e Kosovës/Ilustrim

Disa zyrtarë të Policisë së Kosovës do ta monitorojnë finalen e Conference League mes Romës dhe Feyenoord që do të luhet në Tiranë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka bërë të ditur për Shqip.com se krejt kjo ka ardhur duke u referuar në bashkëpunim të ndërsjellët.

“Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgojë disa zyrtarë policorë në Tiranë” tha Kelani.

Feyenoord dhe Roma do të përballen të mërkurën në finalen e Conference League me fillim nga 21:00.

Arena Kombëtare

Kjo do të jetë finalja e pestë e madhe evropiane për Mourinhon dhe ai i ka fituar të katërta deri më tani – dy me Porton dhe nga një me Interin dhe Manchester Unitedin.

Nga ana tjetër Feyenoord ka fituar Kupën Evropiane në vitin 1970 dhe Kupën UEFA në vitet 1974 dhe 2002./Shqip.com