Lajme

Policia e Kosovës: KFOR-i sot do t’i largoj kamionët tek “Përroi i Zhazhës”

Policia e Kosovës (PK)
Policia e Kosovës (PK)

Përmes një njoftimi për media, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot njësitet e KFOR-it do t’i largojnë mjetet e rënda (kamionët) e dëmtuar, të cilët kanë qenë të vendosur në lokacionin e quajtur “Përroi i Zhazhës”.

Gjithashtu bëhet e ditur se për shkaqe pune dhe sigurie, nga mengjesi një korsi e rrugës mbyllet për qarkullim, përderisa në mesditë përreth dy orë do të mbyllet komplet rruga për qarkullim  në drejtimin Mitrovicë – Jarinje.

Rruga do të mbetet e bllokuar deri sa të largohen mjetet e rënda, për t’u mundësuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve.

Përgjatë kësaj kohe njësitet policore do të asistojnë KFOR-in, si dhe do të ri-orientojnë trafikun.

/Shqip.com