Lajme

Policia e Kosovës gati të jetë pjesë e INTERPOL-it

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës me kapacitete ekzistuese është e gatshme të jetë pjesë e organizatës më të madhe të sigurisë në botë, INTERPOL, transmeton Shqip.com.

Ish-drejtori i Rashit Qalaj, thotë se pjesëtarët e Policisë kanë qenë të gatshëm që të ndihmojnë kolegët e tyre nga shtetet tjera në luftimin e krimit ndërkombëtar që moti.

“Policia e Kosovës është qysh moti e gatshme e përgatitur të jetë pjesë e INTERPOL-it, dhe mos të harrojmë që nuk është çështja vetëm se do të ketë benifite Kosova nga anëtarësimi në këtë organizatë, mirëpo ka benifite reciproke, meqenëse Policia e Kosovës do të kontribuonte shumë që edhe INTERPOL-i të marrë informacione nga Policia e Kosovës”, thotë Qalaj.

Organizata më e madhe e sigurisë në botë – INTERPOL

Ai më tej pohon se vendim për anëtarësim, Qeveria duhet ta marrë në konsultim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

Unë mendoj që Kosova duhet të bëjë përpjekje vazhdimisht që të bëhet pjesë e institucioneve ndërkombëtare, e sidomos kur të kemi të bëjmë me ato të sigurisë. Mirëpo prapë është një vendim që duhet ta marr Qeveria e Kosovës, në konsultim të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtar”, thotë Qalaj, raporton EO.

Vitin e kaluar, Kosova kishte nënshkruar moratoriumin njëvjeçar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington që t’i ndalte përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. /Shqip.com