Policia e Kosovës bën thirrje për ndihmë në gjetjen e një vajze nga Drenasi

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për të gjetur një vajzë nga Komuna e Drenasit që tashmë është e zhdukur që nga 28 janari.
Kjo është bërë në bazë të autorizimit të prokurorit të shtetit.
“Njësia e hetimeve të stacionit policor në Drenas, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, kërkon kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë hetimin policor për gjetjen e personit të zhdukur Ardiana Bogiqi, 21 vjeç nga fshati Komoran komuna e Drenasit” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Përsoni i kërkuar nga Policia e Kosovës
Po ashtu është bërë e ditur se të gjithë ata që kanë informacione apo mund të kenë lidhur më këtë person duhet të lajmërojnë në numrat e telefonit 192 apo 038584092.
“Andaj, inkurajojmë të gjithë ata që kanë, çfarëdo lloj informacioni që ndërlidhet me të, ku mund të ketë qenë apo ku mund të jetë aktualisht, t’ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192 në numrin 038-584092, në stacionin më të afërt policor apo në çfarëdo forme tjetër” thuhet më tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës./Shqip.com