Policia e Kosovës arreston 3 persona në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në qytetin e Gjilanit.
Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, dyshohet se me 17 nëntor të vitit të kaluar në njërin prej institucioneve bankare në qytetin e Ferizaj, një person me dokumente të rrejshme ka arritur qe të mashtrojë stafin e kësaj dege dhe ka tërhequr 95 mijë euro.
“Pas intervistës nga hetuesit rajonal, në prezencë të avokatëve mbrojtës me detyrë zyrtare, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt janë ndaluar për 48 orë : personi me inicialet I.A ( M/K) i moshës 46 vjeçar , ku ndaj të cilit është iniciuar rasti ‘’Keqpërdorim i besimit’’ dhe personi i dytë me inicialet SH.B ( M/K) i moshës 28 vjeçar, ndaj të cilit është iniciuar rasti ‘’Mashtrim’’, ndërsa personi i tretë është liruar për procedurë të rregullt hetimore”, njofton Policia.

Policia e Kosovës sot gjatë ditës ka bastisur tri lokacione ndaras në Gjilan dhe ka arrestuar tre persona, dy nga ta janë ndaluar për 48 orë ndërsa personi i tretë është liruar në procedurë të rregullt hetimore./Shqip.com