Lajme

Policia arreston të dyshuarin që po e kërkonte tash e dy muaj

Foto e ilustruar

Policia e Kosovës njofton se ka arritur të arrestojë një person me inicialet A.Z., të cilin po e kërkonte që nga muaji korrik.

Sipas njoftimit, me 28 korrik në stacionin policor në Suharekë, viktima D.K. kishte raportuar një rast të “Keqpërdorimit të Besimit”, ku personi i dyshuar me datën 27.07.2021 ja kishte kërkuar veturën e tij të tipit “Skoda Oktavi” me targa vendore për ta kryer një shërbim familjar. Më pas, i dyshuari nuk ia kishte kthyer veturën.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor në Suharekë, ka filluar me hetime lidhur me këtë raste ku është kërkuar i dyshuari në shtëpinë të cilën jeton, po nuk është arritur që të kapet. Sipas njoftimit të PK-së, i njëjti është futur në listën e personave në kërkim”, thuhet në komunikatën për media të policisë.

“Më 14 shtator ndaj tij është iniciuar rast për kanosje ndaj një personi tjetër duke i kërkuar një shumë të konsiderueshme të parave prej 600 euro. Më 21 shtator, viktima ka njoftuar se sërish i dyshuari e ka kanosur dhe i ka kërkuar para. Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë”./SHQIP.com