Policia arreston shoferin që goditi për vdekje këmbësoren në Komoran
Publikuar:
(15.10.2022 23:21:54)

Policia e Kosovës ka arritur që ta arrestoj shoferin që shkaktoi aksidentin me fatalitet pasditen e sotme në vendin e njohur si “Kroni i Mbretit”.
Sipas njoftimit të policisë, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin, i dyshuari mashkull kosovar 44-vjet, është arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.
/Shqip.com