Lajme

Polemika për SPAK-un/ PD i përgjigjet Spiropalit, Kulluri: “Donika e Rilindjes” fsheh planin e Ramës

Pas deklaratave të ministres së Shtetit, Elisa Spiropali ka ardhur reagimi i Sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Kulluri thekson se mazhoranca po tenton të vendosë nën kontroll pushtetin e drejtësisë.

Spiropali ose kjo pasardhëse e familjes aristokrate të Arianitëve, qenka nervozuar me shqetesimin e ngritur nga Kryetari i Partise Demokratike se Skënderbeu dhe kaloresit e tij ne dyert e SPAK, po kërkojnë të ushtrojnë presion mbi institucionet e pavarura e veçanërisht ato të drejtësisë!“, thotë Kulluri në reagimin e tij.

Lexo edhe:
“PS synon të kontrollojë SPAK-un”, Spiropali replikon me Tabakun: Tym që ka nisur nga “rrugica”, s’ka asgjë të vërtetë!

Ai thekson se ministrja e Shtetit po fsheh planin e Edi Ramës për të zgjeruar ndikimin e tij drejt sistemit të drejtësisë.

Me nje stil medioker publicistik te viteve ‘90, “Donika e Rilindjes” mundohet te fshehe perpjekjen e Rames per zgjeruar pushtetin e tij. I kujtojme “Ministres per Marrëdhëniet me Shefin” se Kuvendi e ushtron kontrollin mbi institucionet permes thirrjes ne interpelanca, komisionet parlamentare dhe komisioneve hetimore qe po i asfiksojnë akoma me permes ndryshimeve ne Ligjin per Komisionet Hetimore qe dekretoi Presidenti. Parlamenti nuk eshte administrate publike sic pretendon mazhoranca por perfaqesues i vullnetit te qytetareve. Ndaj dhe kemi kerkuar forcimin e rolit te tij permes ndryshimit te Kodit Zgjedhor me ane te “listave te hapura” apo barazise se votes dhe votes se diaspores“, vijon zyrtari demokrat.

Apeli i opozitës për mazhorancën është që të respektojë ndarjen e pushteteve ndërsa paralajmërohet zhbërja e ndryshimeve Kushtetuese mes Edi Ramës dhe Sali Berishës në vitin 2008.

“Ndaj i bejme thirrje mazhorances te mos rendi pas aventurave te “rojes se dardhave”, por te respektojne parimin baze demokratik perendimor te balances mes pushteteve legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor”. Partia Demokratike do beje cdo perpjekje per te rivendosur parimet demokratike te shkallmuara nga marreveshja e mbrapshte Berisha- Rama e vitit 2008!“, shtoi ndër të tjera Kulluri.

/Shqip.com