Pogba me lot në sy, sërish pëson lëndim të rëndë

Mesfushori francez, Paul Pogba, e la me lot në sz fushën në sfidën Juventus-Cremonese, pas vetëm 22 minutash lojë.
Një tjetër dëmtim, me sa duket i rëndë, për ish-lojtarin e Manchester United. Mësohet se Pogba është dëmtuar në kuadricepsin e majtë dhe në orët në vazhdim do të mësohet shkalla e dëmtimit.
Sapo u rrëzua në fushë, francezi kërkoi me dëshpërim ndihmën mjekësore dhe pas pak çastesh u largua mes lotësh me barelë. Nga gëzimi në lot, të gjitha në hapësirën e vetëm 22 minutave për Pogban, i cili në kthimin e tij si titullar bie shpejt në dëshpërim.
Shokët e skuadrës u munduan ta ngushëllonin, por situata e Pogbas nuk ishte aspak e mirë. Një dëmtim tjetër i rëndë që duket se do të ketë pasoja serioze për karrierën e francezit.
/Shqip.com