“Po u bëra president i Francës, fëmijëve s’do të mund t’u lihet emri Muhamed”

I djathti ekstrem në Francë, Ric Zemmour, ka premtuar se nëse bëhet president atëherë qytetarët francezë nuk do të kenë të drejtë që djemve të tyre të iu vënë emrin Muhamed.
“Nëse bëhem president qytetarët francezë nuk do të kenë të drejtë që djemtë e tyre t’iu vendosin emrin Muhamed”, ka thënë ai, raporton euronews.
Zemmour ishte një gazetar, por tha se i hyri politikës pasi politikanët nuk e kanë guximin për t’i thënë “të vërtetat”.
Në hapjen e kampanjës së tij – ai tregoi se francezët “ndihen si të huaj në vendin e tyre”.
Ky diskurs, sipas Reuters po i siguron atij mbështetje nga kampi i Le-Penit, por edhe nga e djathta konservatore.
E djathta ekstreme në Francë njihet për linjën ekstreme ndaj komuniteteve.
Ksenofobia është komponenti që i karakterizon. /Shqip.com