Rozë

‘Po tutna’, Rita provon të bëjë pite në Tiranë

Rita Ora po shijon qëndrimin në Tiranë duke bërë vizita në vende të ndryshme.

Super ylli botëror ka vizituar sot “Shtëpinë e Ngjyrave”, qendrën komunitare në Tiranë.

Kjo shtëpi ofron të gjitha shërbimet për fëmijët dhe familjet e tyre, duke përfshirë këtu edhe strehën e emergjencave.

Bashkë me të ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili këto ditë po ndanë momente të bukura me Ritën.

Teksa ndodheshin në Shtëpinë e Ngjyrave, Rita Ora ka provuar të bëjë pite. Momenti me kuzhinierët është ndarë nga Veliaj në rrjete sociale.

Ajo e ka pasur pak me siklet meqenese teksa prek brumin, dëgjohet duke thënë ‘Po tutna’.

Këngëtarja do jetë pjesë e koncertit falas në qendër të Tiranës për të festuar kryeqendrën shqiptare si “kryeqyteti i rinisë europiane”.

Vizita tek “Shtëpia e Ngjyrave” u mbyll me aktivitetin “Muri i ngjyrave dhe dritës” ku Rita Ora, fëmijët dhe të gjithë pjesëmarrësit lanë gjurmët e duarve dhe firmat e tyre në një mur të bardhë, në mbështetje të shërbimeve të mbrojtjes së fëmijëve dhe luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe punës së detyrueshme të fëmijëve. /Shqip.com