Po planifikonin një sulm në parlament, arrestohen 25 persona në Gjermani

Autoritetet në Gjermani kanë arrestuar 25 anëtarë të një grupi të ekstremit të djathtë, të cilët dyshohet se synonin rrëzimin e qeverisë.
Raportet gjermane thonë se grupi i ekstremit të djathtë, planifikonte të sulmonte ndërtesën e parlamentit, Reichstag dhe të merrte pushtetin.
Komplotuesit thuhet se përfshijnë anëtarë të lëvizjes ekstremiste Reichsbürger, e cila ka qenë prej kohësh në përcjelljen e policisë gjermane për sulme të dhunshme dhe teori konspirative raciste.
Ata gjithashtu refuzojnë të njohin shtetin modern gjerman, raporton BBC.
Rreth 50 burra dhe gra dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit që thuhet se kanë bërë komplot për të përmbysur Republikën dhe për ta zëvendësuar atë me një shtet të ri të modeluar sipas Gjermanisë së vitit 1871.
/Shqip.com