Pluhuri afrikan alarmon Europën, mbulohen Zvicra e Italia, sot preket edhe Shqipëria

Një sasi e madhe rëre nga Saharaja ka mbuluar qiellin zviceran që nga e premtja, duke ulur në mënyrë dramatike dukshmërinë dhe duke i dhënë dritës së diellit një nuancë të verdhë në pjesën më të madhe të vendit.
“Ardhja e rërës nga Saharaja çon në një rënie të dritës së diellit dhe dukshmërisë. Ka gjithashtu një rritje të përqendrimeve të grimcave të imta,” thekson shërbimi meteorologjik zviceran MétéoSwiss në një mesazh për X.
Pluhuri arriti në rreth 180,000 tonë, sipas të llogaritjes, i tha radios publike meteorologu Roman Broly i SRF Meteo .
Pluhuri i shkretëtirës së Saharës, ka arritur në Lombardi dhe Milano ditën e shtunë, më 30 mars. Në imazhet e kapura nga Sesto San Giovanni, horizonti i qytetit është i zbehur nga një lloj pluhuri i verdhë.
Sot pluhuri ka mbuluar qiellin shqiptar.
Kombinuar më temperaturat e larta kjo situatë do të krijojë ndjesinë e ajrit “mbytës”, ndonëse kjo situatë është përsëritur shpesh herë edhe në të kaluarën mbi vendin dhe nuk është një fenomen i ri.
/Shqip.com