Teknologji

PlayStation 6 mund të vij tek pas vitit 2027

Modeli i ri i PlayStation ka shumë gjasa të vij pas pesë vjetësh.

Koha aq e gjatë e pritjes së ardhjes së serisë së gjashtë të lojërave të famshme, ka ndodhur për shkak të një hetimi që po i bënë Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve të Mbretërisë së Bashkuar, pas blerjes nga Microsoft të zhvilluesit të lojërave Call of Duty Activision.

Sony ka argumentuar se blerja e zhvilluesit të lojërave nga Microsoft, mund të kufizojë ekskluzivitetin e përdorimit të lojës Call of Duty vetëm në Xbox.

Kjo do t’i jepte konsolës një avantazh të padrejtë, pretendon rivali i saj, dhe ka sugjeruar se dominimi mund të lejojë Microsoft të rrisë çmimet dhe të dëmtojë klientët në mënyra të tjera.

Por, Microsoft ka thënë se do të mbajë ekskluzivitetin e Call of Duty në PlayStation deri në vitin 2027, në një përpjekje për të kufizuar shqetësimet.

Megjithatë, Sony ka vazhduar të shprehë shqetësimin dhe ka bërë presion që marrëveshja të anulohet.

/Shqip.com