Plas ‘sherri’ mes Donaldit dhe Beatrixit
Publikuar:
(08.01.2022 18:36:54)

Donaldi dhe Beatrixi janë çifti që duket se kanë filluar të kenë krisjet e tyre në marrëdhënie.
Së fundmi ata i janë nënshtruar provës javore në Big Brother Vip, derisa për këtë dyshja kanë pasur përplasje.
Në shtëpinë e famshme janë futur disa kafshë, derisa kjo sfidë do të zgjas deri të martën.
Donaldi ndërkohë i ka marrë këngëtares qengjin, teksa një gjë e tillë e ka mërzitur shumë Beatrixin.
Kjo e fundit është revoltuar, duke i ngritur zërin partnerit, duke e lenë diskutimin në gjysmë më pas./SHQIP.com