Plani i rritjes/ Ursula von der Leyen: Shqipëria do të përfitojë 920 mln euro
Presidentja e KE, Ursula von der Leyen ndodhet sot në Tiranë. Ajo u prit fillimisht me ceremoni zyrtare në Kryeministri nga kreu i qeverisë Edi Rama. Pas takimit kokë më kokë Von der Leyen dhe Rama zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ursula van der Leyen tha se Shqipëria do përfitojë rreth 920 milionë euro nga plani i rritjes të cilat do të financohen në projekte të zhvillimit. Ajo përgëzoi kryeministrin Rama për hapjen e grup kapitullit të parë për negociatat e Shqipërisë me BE-në, duke u shprehur se Tirana ka bërë një punë të shkëlqyer me reformat.
“Jam e gëzuar teksa shoh se sa shumë që ka arritur Shqipëria për rrugëtimin në BE. I dashur Edi! Çfarë suksesi ky, hapja e grup kapitullit të parë. Ju keni treguar vizion durim dhe këto gjëra po tregojnë rezultatet e tyre. Të jeni të sigurt që zgjerimi do vazhdojë të jetë edhe në mandatin tim të ardhshëm përparësi. Tre çështje e para kanë të bëjnë me planit tonë të rritje të Ballkanit Perëndimor, ne hapim derën tonë të tregut të përbashkët të BE për kompanitë e Ballkanit Perëndimor, këto reforma mbështeten nga ne me anën e investimeve shtese europiane. Shqipëria është një prej këtyre vendeve. Keni bërë punë të shkëlqyer për axhendat e reformave. Duhet të vazhdojmë me parafinacimin. Më shumë se 920 mln euro nga plani i rritjes do të marrë Shqipëria. Çështja që dua të përmend është një projekt shumë i veçantë në Tiranë, Kampusi i Kolegjit të Evropës. Ju e patët këtë ide të shkëlqyer i dashur Edi dhe ja ku jemi pas dy vitesh te Kolegji i Evropës. Ne zyrtarisht do të hapim vitin për të rinjtë që duan të studiojnë për integrimin. Gjëja e fundit që dua të them, është që Shqipëria si shumë vende europiane u desh të përballej me zjarret. Ky realitet po e luftojmë me solidaritet, ne gjatë verës dërguam avion dhe ju ndihmuam, sepse ja çfarë do të thotë të jesh fqinji ynë. Shqipëria është në rrugën e duhur për në BE. Unë ju falenderoj shumë për punën tuaj të madhe dhe fokusin tuaj te anëtarësimi“, tha presidentja e KE.
/Shqip.com