Plagoset një person në Prishtinë
Publikuar:
(25.10.2021 22:46:20)

Një person është plagosur në Prishtinë, të hënën rreth orës 20:00, saktësisht në lagjen “Ulpiana”.
Lajmi është konfirmuar për Shqip.com nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”.
“Informatat e para flasin se një person ka mbetur i lënduar nga kjo ngjarje përderisa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes”.
“Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarit si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tij“. /Shqip.com