Plagoset një gazetar i Fox News në Ukrainë
Publikuar:
(14.03.2022 21:13:54)

Një gazetar i Fox News të Amerikës është plagosur teksa raportonte jashtë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.
Duke raportuar drejtpërdrejt në transmetim, John Roberts, bashkë-spirator i America Reports, thotë se ka “shumë pak detaje, por ekipet në terren po punojnë sa më shumë që të munden për të mbledhur më shumë informacion mbi atë që ka ndodhur”, shkruan BBC.
Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, kishte thënë më herët se një gazetar perëndimor ishte plagosur të hënën dhe po kujdesej për të nga mjekët ukrainas.
Kjo vjen pasi gazetari dhe regjisori amerikan Brent Renaud, 50 vjeç, u qëllua dhe u vra në qytetin ukrainas të Irpin , ndërsa punonte në rajon.
Dy gazetarë të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital.