Plagoset me armë zjarri një person në Gjakovë, policia jep detaje
Publikuar:
(09.03.2022 21:52:32)

Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“I plagosuri ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës, ndërsa më pas është transferuar për në Prishtinë:” tha Gjurkaj për Shqip.com.

Ndër tjerash ai shtoi se i plagosuri ka marrë lëndime në dorë dhe në këmbë.
Ndërsa ende nuk dihet autori i veprës.
Në lidhje me rastin, policia deklaron se është duke i vazhduar hetimet./Shqip.com