Plagoset me armë zjarri një person në Fushë Kosovë
Publikuar:
(12.01.2022 15:02:04)

Një person është plagosur me armë zjarri në pasditen e së mërkurës në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar për Shqip.com, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Sipas Ahmetit, në stacionin policor janë shoqëruar tre persona si dhe është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë./Shqip.com