Plagosen rëndë dy persona në Prishtinë
Publikuar:
(29.08.2023 09:29:13)

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmë në Prishtinë nga të shtënat me armë zjarri.
Po ashtu, bëhet e ditur se të njëjtit kanë kërkuar trajtim mjekësor.
Teksa një vendin e ngjarjes është konfiskuar një veturë e cila dyshohet se është përdorur në rast.
“Prishtinë 28.08.2023, 21:21. Është raportuar se dy persona meshkuj kosovarë kanë marr plagë nga të shtënat me armë zjarri dhe të njëjtit kanë kërkuar tretman mjekësor. Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një veturë e cila dyshohet se është përdorur në rast”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë.
Rasti po trajtohet si “Vrasje e rëndë në tentativë”.
/Shqip.com