Lajme

Plaçkitet një taksist nën kërcënimin e armëve

Ilustrim

Një punonjës i një kompanie të taksive është grabitur nën kërcënimin e armëve nga dy persona të panjohur në fshatin Stallovë.

Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Viktima mashkull kosovar vozitës në një kompani taxi, ka njoftuar se dy persona të panjohur nën kërcënimin e armës i kanë grabit para dhe telefonin celular”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, nuk raportohet për të lënduar./Shqip.com