Lajme

Policia e EULEX-i rrethojnë zyrën e KKZ-së në Mitrovicën e Veriut

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga PDK dhe LDK kanë kërkuar koordinim ndërinstitucional për garantimin dhe sigurinë e procesit zgjedhor në veri, pas zhvillimeve të sotme, ku u sulmuan zyrtarët e KQZ-së dhe pati shpërthime me bomba atje.

Kritik u shfaq anëtari i KQZ-së, nga LDK, Sami Hamiti, i cili tha se institucionet e sigurisë kanë neglizhuar procesin e organizimit të zgjedhjeve në veri.

Në anën tjetër, Sami Kurteshi, nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se policia dhe institucionet të tjera duhet të sigurojnë dhe garantojnë mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

Ndërsa, kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, tregoi në detaje pengimin dhe sulmin e sotëm ndaj zyrtarëve të KQZ-së në veri.

E pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe atyre të EULEX-it janë vendosur para zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut.

Brenda kësaj zyre dyshohet për një mjet të pashpërthyer.

/Shqip.com