Pjesa e dytë vazhdon me spektakël, Shqipëria dy herë qëllon shtyllën, Italia portën
Publikuar:
(16.11.2022 22:17:04)

Kombëtarja e Shqipërisë po përballet sonte me Italinë në një ndeshje miqësore, e cila luhet në “Air Albania” të Tiranës, shkruan Shqip.com.
Shqipëria qëlloi dy herë brenda dhjetë minutave shtyllën ndaj Italisë.
Por, është Italia që shënoi golin e tretë ndaj ekipit kuqezi.
Golin e tretë për kampionen e Evropës e shënoi realizatori i golit të dytë, Grifo për 1:3.
45 minutat e parë në stadiumin “Air Albania” u mbyllen me rezultatin 1:2 në të mirë të “Azurrëve”.
Italianët nuk janë pjesë e Botërorit, ndaj do të provojnë disa të rinj në ekip.
Por ndërkohë, edhe në radhët e Shqipërisë ka ndryshime të mëdha si pasojë e mungesave.
/Shqip.com