Pjanic merr ofertë nga Arabia
Publikuar:
(02.07.2022 19:30:42)

Miralem Pjanic e mbaroi huazimin në Turqi, te Besiktasi.
Por, nuk është në planet e Xavi Hernandez – dhe një largim nga Barcelona duket afër.
I interesuar për shërbimet e tij është Rudi Garcia, i cili e ka marrë timonin e skuadrës arabe, Al Nassr.
Dyshja kishin bashkëpunuar edhe më parë së bashku – në Romë dhe mbetet të shihet nëse do bashkohen përsëri.
Pjanic i zhvillo 20 ndeshje – në elitën e futbollit turk, teksa është autor i dy asistimeve.
Ai ka kontratë valide me Barcelonën – deri në vitin 2024 – por nuk është në planet e Xavi Hernandez.
Vlera e tij në tregun e transferimeve është 11-të milionë euro. /Shqip.com