Pjanic do mbetet në “Camp Nou”
Publikuar:
(03.08.2022 18:55:56)

I zhvilloi 20 ndeshje – në elitën e futbollit turk dhe asistoi dy herë.
Por, Miralem Pjanic nuk qëndroi në Besiktas dhe është rikthyer në Barcelonë.
Sipas – Mundo Deportivos, mesfushori boshnjak është në planet e trajnerit Xavi Hernadez dhe do të qëndrojë te Barça.
32 vjeçari – e ka mahnitur Xavin – me paraqitjet në ndeshjet parasezonale – dhe duket që ka “rilindur”.
Pjanic ka kontratë valide me Barcelonën – deri në vitin 2024.
Teksa, vlera e tij në tregun e transferimeve është 11-të milionë euro. /Shqip.com