Sport Ndërkombëtar

Pjanic: As Messi nuk e kuptonte qasjen e Koeman ndaj meje

Miralem Pjanic ka folur rreth marrëdhënies së tij me Koeman

Me dy shtator, Miralem Pjanic ju bashkua Besiktasit në formë huazimi, pasi nuk po gjente minutazh te Barcelona.

Por, 31 vjeçari për herë të dytë që kur u largua për në Turqi ka folur për marrdhënien e tij jo të mirë që kishte me Ronald Koeman, transmeton Shqip.com.

Mesfushori tha se Koeman fliste rrallë me të dhe nuk i jepte arsye se pse nuk po e inkuadronte në lojë.

“As Messi nuk e kuptonte qasjen e Koemanit ndaj meje. Madje, ai(Messi) më kishte pyetur se çka kishte ndodhur mes meje dhe trajnerit, pse ai nuk më inkuadronte në lojë”, tha boshnjaku për mediat turke.

Miralem, në të kaluarën kishte luajtur te Juventusi dhe Roma dhe për disa vite ishte konsideruar si njëri nga mesfushorët më të mirë në Serie A./Shqip.com

https://twitter.com/fahadsgo22/status/1436790257844953090?s=20

Debutimi i Pjanic me Besiktasin