Sport Ndërkombëtar

Pique në krah me ish të dashurën e Ronaldos (FOTO)

Gerard Pique është sërish në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Një foto e tij nga Parisi në krah të Irina Shayk, ish të dashurës së Cristiano Ronaldos, është duke bërë xhiron e rrjetit.

Pique dhe Irina u panë duke pozuar së bashku gjatë një ndeshje të NBA-së në Francë. Mesa duket ish-mbrojtësi i Barcelonës, po përpiqet të bëjë xheloze Shakiran, pas ndarjes, për shkak të një tradhtie të zbuluar mes çiftit.

Ish-ylli i futbollit, 35-vjeç, ishte veshur rastësisht me një kapuç Nike dhe pantallona të zeza. Ndërkohë, 37-vjeçaria Irina Shayk dukej elegantw me një pulovër të zezë me jakë, pantallona të zeza dhe një palë vathë të mëdhenj argjendi.

Ngelet për t’u parë nëse Pique dhe Irina kanë bërë thjesht një foto miqësore, apo mes tyre ka nisur një romancë…

/Shqip.com