Pique i kërkoi presidentit të Federatës spanjolle të bëhej pjesë e Lojërave Olimpike në Tokio

Ai ishte pjesë e kombëtares spanjolle deri në vitin 2018 kur u pensionua.
Por, dëshira e tij për ta përfaqësuar “La Rojan” duket se nuk qe shuar.
Gerard Pique ishte cak i përgjimeve nga mediumi spanjoll “El Confidencial” rreth zhvendosjes së Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite.
Pas rrjedhjes së bisedave, tani mediumi në fjalë ka publikuar edhe kapitullin e dytë ku qendërmbrojtësi ishte përpjekur të bëhej pjesë e Lojërave Olimpike të vitit 2021.

Ai ishte në kontakt të vazhdueshëm më presidentin e Federatës Mbretërore e Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, duke i kërkuar atij ta mbante të fshehtë bisedën.
“Duhet ta bësh këtë për mua, eh Rubi, duhet ta heqësh dreqin nga kjo. Ne duhet ta mbajmë shumë sekret dhe të kapim trajnerin [Luis de la Fuente] kur të mbarojnë, në shtator ose kurdo…do isha i emocionuar. Të shohim si mund ta menaxhojmë që të mos na dalë askund dhe asgjë. Ne duhet ta mbajmë këtë sekret mes ne të treve deri në fund. mendon?”, i nguli këmbë Rubiales.

Në atë kohë , Rubiales dhe Pique po punonin krah për krah për të sjellë Superkupën e Spanjës në Arabi. Pjesa tjetër tashmë dihet dhe se si kanë qenë negociatat me ndërmjetësuesin e lojtarit të Barcelonës.
Përgjigja e Rubiales ndaj mesazhit të Pique nga Bahamas nuk vonoi. “Sigurisht që duhet ta mbash sekret dhe trajneri nëse beson, do dhe hedh ‘palante’, jam shumë i lumtur, absolut do të doja që të vish, ai tjetri se ne kemi nevojë për ty. më shumë”.
Në mars të vitit të kaluar, tema lulëzoi sërish në një bisedë tjetër.

“Rubi, sidomos nëse nesër do të flasësh me trajnerin e U21, mbi të gjitha mbaje super-konfidenciale. Nëse kjo rrjedh apo çfarëdo tjetër, do të ketë lojtarë të tjerë që do të duan të shkojnë dhe të tillë , dhe do të jetë një problem edhe për të, kështu që thuaji, mbi të gjitha, që të mbetet në mesin e të treve”, tha ai.
Më pas, përgjigja e Rubiales nuk vonoi duke i thënë Piques se kishte biseduar me De la Fuenten.
“Geri, fola sot me De la Fuente, me trajnerin U-21 dhe ai më tha qe do të dojë te flas me ty por duhet te presim sa te klasifikohen”.
Ditë më vonë, u përhap lajmi se edhe Sergio Ramos donte të shkonte në Lojërat Olimpike.

Pique nuk hezitoi dhe e pyeti presidentin e RFEF për këtë.
“A dini ndonjë gjë për këtë? ” Rubiales mohoi të kishte dijeni për këtë: “Lajmi i parë. Nuk kam asnjë ide. Fjala që kam mbetur i habitur. Dhe sot kam qenë me të [Sergio Ramos]. Nuk mendoj se është e vërtetë.”
Por ditë më vonë erdhi një mesazh tjetër nga Rubiales. “Geri, ajo që më tregove për Serxhin tingëllon e vërtetë, sepse më thanë se dëshiron të flasë me mua. Unë do t’ju them gjëra.”
“Të filtrosh fillimisht për të ushtruar presion është shumë stili i tij”, komentoi Pique për shokun e tij të skuadrës Ramos.
Rubiales ra dakord me të. “Unë u përgjigja se nuk hyj në vendime sportive”.
Më në fund, asnjëri nga të dy nuk mori thirrje nga Spanja për Lojërat Olimpike në Tokio.

Lojtarët si Ceballos, Asensio dhe Merino ishin fatlumët.
La Roja fitoi medaljen e argjendtë, duke humbur në finale ndaj Brazilit. /Shqip.com